Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

16-vjeçari në timon përplas një fëmijë në Dibër

Gazeta10
17 September 2024 - 22:54

Dy të mitur janë përfshirë në një aksident në Dibër. Njëri prej tyre, vetëm 16 vjeç dhe ende nën moshë për të aplikuar për t’u pajisur me leje drejtimi, ka qenë drejtuesi i automjetit që ka përplasur një fëmijë.

Pas aksidentit, drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia ia ka dalë ta identifikojë dhe vendosë në pranga për ta shoqëruar më pas.

Në vendngjarje doli grupi hetimor që ka nisur punën për të zbardhur arsyet që kanë çuar në aksident. /A2

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.