Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

16 vjet nga tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi

Gazeta10
15 March 2024 - 8:17

Kanë kaluar 16 vjet nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec,  26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën mesditën e 15 marsit të vitit 2008, duke shënuar një nga tragjeditë më të rënda në historinë e Shqipërisë. Shpërthimi i fuqishëm është ende i freskët në kujtimet e banorëve të Gërdecit.

Opozita e asaj kohe akuzoi ashpër qeverinë e Berishës për tragjedinë dhe përfshirjen në një rrjet të madh trafikimi armësh. Prestigjozja amerikane “Neë York Times” publikoi shkrime për ngjarjen, duke hedhur dyshime mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë në këtë. Berisha e konsideroi gazetën amerikane si “letër higjenike”.

Ndërsa kanë kaluar shumë vite, familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi.

Asnjë zyrtar nuk është pas hekurave. Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur ish ministrin e mbrojtjes të kohës, Fatmir Mediu, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” mbi bazë të kodit ushtarak.

Në të njëjtën kohë SPAK po kryen hetime në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave. Në pyetje janë marrë ish-ministri Aldo Bumçi dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha./abc news

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.