Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shërbeu 39 vite si pastruese në shkollë, tani shkolla do të mbajë emrin e saj në Teksas

Gazeta10
10 November 2026 - 11:05

Një drejtori rajonale e arsimit në Teksas ka vendosur t’i japë emrin e një ish-punonjëseje mirëmbajtjeje një shkolle fillore të sapondërtuar, në nder të 39 viteve që ajo i kushtoi nxënësve dhe komunitetit.

Sipas “The Washington Post”, Marilyn Hampton mendonte se po merrte pjesë në një mbledhje të zakonshme të bordit të distriktit Aubrey, kur iu kërkua të shpaloste një tapet të kuq ku shkruhej “Marilyn Hampton Elementary School”. Ajo shpërtheu në lot kur mësoi se bordi kishte votuar unanimisht për emrin e saj.

Hampton nisi punën në vitin 1983 si pastruese, por gjatë dekadave u bë një figurë e njohur për nxënësit. Ajo u siguronte mjete shkollore, para për drekë, ndihmë me detyrat dhe mbështetje familjeve në vështirësi.

“Unë gjithmonë e kam quajtur veten ndihmëse të shkollës”, tha ajo për Washington Post.

Shkolla e re, e pesta shkollë fillore në distrikt, pritet të hapet në gusht të vitit 2027. Hampton tha se dëshira e saj është që nxënësit që do të mësojnë aty “të jenë të sjellshëm” dhe të kenë gjithmonë mjetet e nevojshme për shkollë.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.