Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Interpoli e kërkonte nga Spanja, sekuestrohet në Prishtinë vetura me vlerë 20 mijë euro

Gazeta10
10 November 2026 - 9:27

Një veturë me vlerë rreth 20 mijë euro, e cila kërkohej ndërkombëtarisht nga Interpoli në Spanjë, është sekuestruar në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, automjeti është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor 2026, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin e raportuar më 6 nëntor.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është lokalizuar dhe sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Spanjë. Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet rreth 20.000 euro”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent.

Policia e ka klasifikuar rastin si “Mashtrim / Veturë e kërkuar nga Interpoli”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.