Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

18-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë – dyshohet për vetëvrasje

Gazeta10
22 February 2026 - 20:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kçiq i Madh, në Mitrovicë të Jugut, ku një i ri është gjetur pa shenja jete.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se  një person dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje me varje në kulmin e një shtëpie.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, njësitë e NJRSH-së si dhe emergjenca.

Rreth orës 18:40, viktima është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal në Bajr – Mitrovicë Jug, por sipas mjekut kujdestar është konstatuar se i njëjti ishte pa shenja jete.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.