Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

18-vjeçarja dyshohet se u dhunua seksualisht nga 42 vjeçari “F.E” në Ferizaj

Gazeta10
19 September 2022 - 19:17

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10

Një tjetër rast i dhunimit seksual ndaj një vajze është raportuar në Policinë e Kosovës. Një 42 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar një 18 vjeçare në Ferizaj të shtunën. Policia ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit, derisa nga Prokuroria Themelore, kanë thënë se kanë bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, shkruan Kanal10.

Përmasa alarmante kanë marrë rastet e dhunimeve seksuale ndaj grave në Kosovë.

Një vajzë 18 vjeçare dyshohet se u dhunua të shtunën në Ferizaj.

Policia ka thënë se 18 vjeçarja dyshohet se u dhunua nga 42 vjeçari F.E nga Suhareka, i cili tani më ndodhet nën prangat e policisë.

Rastin për Kanal 10 e ka konfirmuar drejtori i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Basri Shabani, i cili ka thënë se i dyshuari ka të kaluar kriminale.

Kurse, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj Vjosa Baftiu, ka bërë të ditur se viktima ishte marrë me forcë nga i dyshuari në Fushë Kosovë dhe se dhunimi dyshohet se kishte ndodhur në një motel në Ferizaj.

Ndaj të dyshuarit, prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Rastet e dhunimit janë shtuar kohëve të fundit në Kosovë. Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë raportuar 36 raste të përdhunimit ndaj grave.

Rast tronditës ishte dhunimi i një 11 vjeçareje në Prishtinë në fund të gushtit. Për dy raste të ndara të dhunimit të saj janë arrestuar 12 persona./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.