Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë-Pejë, tetë persona të lënduar

Gazeta10
23 July 2024 - 14:32

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 11:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Njësitet policore njoftojnë se në aksident trafiku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në vend-ngjarje janë njësitet relevante policore për trajtim të rastit”, ka deklaruar Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.