Zëdhënësja e kompanisë rajonale “Pastrimi”, Arbnora Ademi ka folur në emisonin “Adresa Ankesave” sa i përket ankesës së qytetarit për pamundësinë e pagesës së fakturave të ujit.
Ajo ka thënë se kjo nuk është në përgjegjësinë e saj pasi qytetari për fakturë duhet drejtuar tek komuna e Prishtinës.
“Mua nuk më takon të flasë për komunën e Prishtinës, por që duhet ta ritheksojë se nga viti 2018 dhe deri më tani se regjistrimi dhe faturimi janë përgjegjësi e komunës së Prishtinës, përkatësisht e Drejtorisë për Shërbime Publike, prandaj inkuraojmë qytetarin në fjalë që të drejtohet tek komuna”, tha ajo për Kanal10.