
Biznesmeni kosovar nga Berlini ka kritikuar kryetarin e komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, raporton Gazeta10.
Krejt kjo si rjedhojë e mungesës së ujit në këtë komunë.
Bela përmes një postimi në Facebook ka thënë se siç duket kryetari i komunës së Kaçanikut nuk brengoset fare për kaçanikasit dhe sillet si një musafir në këtë qytet.
Ai ka shtuar se brenga e vetme e kryetarit paska qenë t’i fitojë zgjedhjet dhe asgjë më shumë.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Qyteti pa ujë!
Kaçaniku njihet për freskinë dhe bukuritë që ofron. Qytetari i Kaçanikut njihet për mikpritjen dhe dashurinë që ai ka për qytetin e vet. Ai njihet edhe për respektin institucional. Por pikërisht institucionet duket se nuk tregojnë fare respekt për Kaçanikun dhe kaçanikasit.
Një kryetar i cili ka fituar për herën e tretë, por nuk brengoset fare për qytetarin dhe qytetin. E institucioni i partisë nga i cili vjen ai, duket sikur brengën e vetme e ka patur vetëm të i fitojë zgjedhjet por asgjë më shumë.
Duket sikur kryetari i Kaçanikut duke qenë asgjë më shumë se një mysafir në këtë qytet i mungon tërësisht ndjenja për qytetin. Kjo ka sjellur në atë që nëse krahasojmë Kaçanikun me komunat tjera, atëherë e shohim që Kaçaniku nga një qendër e rëndësishme dikur, është shëndërruar në një ruinë në një skaj të Kosovës. Krejt kjo për shkak të mosdijes, mosvullnetit dhe mosforcës së një personi të cilit i është dhënë përgjegjësia e fatit të qytetit. E sot e dy muaj qytetari i Kaçanikut nuk ka as shërbimin elementar…ujin!