Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çitaku për Qeverinë Kurti: S’kanë ide konkrete si ndihmohet qytetari

Gazeta10
23 May 2023 - 11:24

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti për siç ka thënë ajo performancë të dobët.

Sipas saj, Qeveria ka mungesë ambicjeje dhe guximi për të marrë vendime.

“Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si të luftohen barrierat në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për ta realizuar potencialin e vet”, ka thënë Çitaku.

Postimi i plotë i Çitakut:

Kjo klasë qeverisëse më së shumti definohet nga mungesa e ambicies dhe guximit për të marrë vendime.

Sillen si administratorë të dobët të taksave tona.

Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si të luftohen barrierat në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për ta realizuar potencialin e vet.

Pa investime kapitale.

Pa vizion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.