Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dallaveret me subvencionet, ngritet aktakuzë ndaj tetë zyrtarëve dhe dy qytetarëve

Gazeta10
23 November 2023 - 8:56

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – kundër dhjetë të pandehurve, prej tyre tetë zyrtarë dhe dy qytetarë, në rastin e njohur si “Subvencioni IV”.

Prokuroria Speciale njofton se personat zyrtarë si të pandehur janë, tre zyrtar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, tre zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dhe një zyrtarë  nga Drejtoria për Bujqësi në Komuna e Lipjanit.

Sipas Prokurorisë, për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale, ‘’Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 77  Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 lidhur me nenin 77  Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Ndihmë në veprën penale Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,  ‘’Mashtrim në detyrë’’ nga neni 419 paragrafi 1  lidhur me paragrafin 3 dhe me nenin 77 vepra penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Dhënie ryshfetit’’ nga neni 422 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 paragrafi 1 lidhur paragrafin 3 dhe nenin 77 Veprat penale  në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.