Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Inspeksioni në Prishtinë largon terrasat ilegale në qendër të qytetit

Gazeta10
14 February 2023 - 11:44

Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike të cilat po shfrytëzoheshin nga biznese të ndryshme në kryeqytet.

Aksioni i radhës ka patur cak disa lokale në qendër të qytetit, raporton Gazeta10.

“Këto ditë, në koordinim dhe me mirëkuptimin e plotë edhe të pronarëve, janë larguar terrasat/konstruksionet të cilat ishin vendosur në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj (përballë Stacionit të policisë).
Gradualisht por me shumë përkushtim, Drejtoria e Inspeksionit po ua rikthen hapësirat qytetarëve të Prishtinës” thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
17 May 2026
Uncategorized
14 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.