
Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka thënë se nëse sot s’arrihet zgjidhje për votimin në lexim të dytë të ligjit për Specialen dhe zgjidhje për presidentin, atëherë, ‘’ kemi me përfundu pa ligj, pa president, pa u.d president, pa strategji të përbashkët dhe të gjithë do të jemi humbës’’.
Deda, ka shtuar se, VV’ja dhe PDK’ja, ‘’ munden me u marr vesh për hapat e radhës që na nxjerrin të gjithëve fitues’’, ndryshe, ka shtuar ai ‘’nuk ka asnjë garanci për sjellje ndryshe nga akterët e njejtë pas zgjedhjeve në nëntor’’.
Postimi i plotë:
Nëse sot nuk arrihet asnjë zgjidhje për leximin e dytë të ligjit për dhomat e specializuara dhe zgjedhjen e presidentit, kemi me përfundu pa ligj, pa president, pa u.d president, pa strategji të përbashkët dhe të gjithë do të jemi humbës. Kështu do të dobësohet edhe mundësia që Apeli të ketë sukses.
Sot LVV dhe PDK munden me u marr vesh për hapat e radhës që na nxjerrin të gjithëve fitues. Në të kundërtën nuk ka asnjë garanci për sjellje ndryshe nga akterët e njejtë pas zgjedhjeve në nëntor.
Por ka një garanci tjetër – ajo e dështimit kolektiv dhe humbjes së çfarëdo mundësie për çfarëdo suksesi në vendin tonë, duke përfshirë edhe çështjen kryesore – moslejimin e kriminalizimit të luftës së drejtë për liri.