Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

KDI: Qeveria përmes koeficionetit ulë pagat dhe cenon pavarësinë e gjyqësorit

Gazeta10
01 February 2023 - 14:46

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka reaguar në lidhje me koeficientin e pagave. Sipas kësaj organizate joqeveritare ky koeficient ulë pagat dhe cenon pavarësinë e gjyqësorit.

KDI ka vlerësuar se se kjo vlerë e koeficientit prej 105 euro nuk përkon me pritshmëritë dhe kërkesat e punëtorëve të sektorit public, raporton Gazeta10.

“Për më tepër e metë kryesore e këtij ligji mbetet çështja e ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë. Kjo vlerë e koeficientit e zhvlerëson pozitën e gjyqtarit dhe prokurorit duke ua ulur pagat për rreth 25%. Kështu një Gjyqtar i Gjykatës Themelore do të paguhet 1200 euro nderkohë që paga e tij/saj bazë ishte 1600 euro në muaj”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

KDI po ashtu reagoi edhe për këshillin gjyqësor, anëtarëve të së cilit iu janë ulur pagat.

“Ulja e pagave aktuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që nga Qeveria po arsyetohet si arritje e “barazisë” së pagave në sektorin publik është kundër kushtetuese dhe në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, rasti nr. KO 219/19. Ulja e pagave është me kundërshtim edhe me Ligjin për Gjykatat, i cili qartazi përcaktohen se pagat e gjyqtarëve nuk mund të zvogëlohen gjatë mandatit për të cilin ata janë emëruar, përveç në rastet kur vendosen sanksione disiplinore nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës”, thuhet ndër tjerash në reagim. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.