
Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Siç mësohet, tre viktimat janë të moshave të reja dhe dyshohet se vdiqën gjatë një gare me automjete.
Bëhet e ditur se se përveç Lordi Sylës dhe Molos Delijas, i vdekur në këtë aksident ka mbetur edhe Nue Bibaj.
Policia dhe të gjitha njësitë përkatëse ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes.
