
Në mëngjesin e sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës janë sulmuar dy gazetarë nga një grup i maskuar i serbëve, raporton Gazeta10.
Derisa gazetarët ishin duke lëvizur me makinë në afërsi të Shkollës Teknike ata u sulmuan nga serbët.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar dhe ka dënuar sulmin ndaj gazetarëve, në veri të Kosovës dhe ka kërkuar siguri për gazetarët, raporton Gazeta10.
Në një njoftim për media, AGK ka thënë se është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të Kallxo.com në veri të Mitrovicës.
AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit./Gazeta10