
Sipas njoftimit në Facebook, i burgosuri me inicialet K.N. është gjetur në gjendje të rëndë në Pavijonin D, ku janë të vendosur personat me nevoja të veçanta.
Menjëherë pas evidentimit të rastit, zyrtarët korrektues dhe personeli mjekësor kanë ofruar ndihmën e parë dhe e kanë transportuar të burgosurin për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur.
“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.