Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

2 Korriku shkruan historinë, kalon në raundin e dytë të “UEFA Youth League”

Gazeta10
02 October 2024 - 16:07

2 Korriku ka fituar edhe ndeshjen e kthimit në UEFEA Youth League pasi ka mposhtur Bylysin e Ballshit me rezultat 2-1.

 

Ndeshja nisi me disa raste shënimi për vendasit, por pa sukses.

 

Pjesa e parë u mbyllë me rezultatin e barabartë 0-0.

 

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 61-të, kur Haris Isufi realizoi gol të bukur pasi doli përballë me portierin mysafirë dhe realizoi për 1-0.

 

Mysafirët u rikthyen në lojë me anë të Chidera Nëaneri ku barazoi rezultatin pasi shënoi nga afërsia për 1-1.

 

Por gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm tre minuta, pasi Rin Ahmeti realizoi për t’i dhënë fitoren 2 Korrikut për 2-1.

 

Kësisoj 2 Korriku kalon në rrethin tjetër të UEFA Youth League me rezultat të përgjithshëm 4-2 pasi edhe në ndeshjen e parë triumfuan me rezultat 2-1.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.