
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i rritur pensionet prej 20 për qind dhe heqjen e ndalimit të mallrave serbe, ka nxitur reagime të shumta në vend.
Për këto vendim është diskutuar në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10.
Komentatori politik, Halil Matoshi e a kritikuar qeverisë Kurti për rritjen kaq të vogël të pensionit, raporton gazeta10.
Sipas tij, rritja prej 20 eurove e pensioneve të moshës është hajgare.
“Pensionit të moshës i shtohen 20 euro, e 20 euro në këtë kohë si kenë, si s’kenë për familjen kosovare. Beso nuk hetohen 20 euro. Mirëpo problemi qëndron diku tjetër. Zakonisht shtetet moderne me pagën minimale i llogarisin të gjitha skemat pensionale. Paga minimale tani me 350 euro nuk është keq për rrethanat tona, tani mendoj që pensionet minimum është dashur të rritet 40 për qind që të mbërrijmë se paku inflacionin në vendin tonë”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/
Deklaratën e plotë e gjeni në video: