Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

20 patentë shoferë u konfiskuan nga policia në 24 orët e fundit

Gazeta10
12 March 2024 - 15:03

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka konfiskuar 20 patentë shoferë për shkelje të rregullave të trafikut.

“Gjatë 24 orëve të fundit në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 527 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 20 shoferëve u janë konfiskuar patentë shoferët për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.”

Policia ka bërë apel te shoferët që të jenë vigjilent dhe të respektojnë dispozitat ligjore.

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.