
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar Tahir Zemajn në 20-vjetorin e vrasjes së tij, raporton Gazeta10.
Ai ka kujtuar vrasjen e Zemajt dhe krytarit të Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan, Hasan Zemaj.
Hoti ka thënë se vrasja e tyre ka qenë për luftën e drejtë për liri dhe pavarësio.
“Lavdi e përjetshme Kolonel”, ka shkruar Hoti ndër të tjera.
Këtu keni postimin e plotë:
“20 vite nga vrasja e kolonel Tahir Zemaj, të birit Enis Zemaj dhe kryetarit të Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan, Hasan Zemaj.
Vrasja e tyre ka qenë vrasje për luftën e drejtë për liri dhe pavarësi.
Kujtimi për ju qoftë i përhershëm!
Lavdi e përjetshme Kolonel!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10