Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

23-vjeçari arratiset për herë të tretë nga Psikiatria Forenzike, nisin kërkimet për të dyshuarin

Gazeta10
16 January 2025 - 10:23

Një pacient i Institutit të Psikiatrisë Forenzike është arratisur të mërkurën nga ky institucion, në rrethana akoma të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, pacienti rreth 23-vjeçar, ka ikur duke e kapërcyer murin e oborrit të institutit.

Kjo është hera e tretë që i njëjti person ka ikur nga Psikiatria.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari me vendim të gjykatës ka qenë nën masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Pasi është njoftuar Policia, njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informacionet e para për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për dy të dyshuarit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.