Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

25 vjetori i Betejës së Koshares, Krasniqi: Një prej fitoreve më të mëdha të UÇK-së

Gazeta10
09 April 2024 - 14:01

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në 25 vjetorin e betejës së Kosharës ka thënë se në historinë e luftës tonë, shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së.

Postimi i plotë:

Sot, mbushet një çerek shekulli qëkur ushtarët e Brigadës 138 të Ushtrisë Çirimtare të Kosovës, nën udhëheqjen e heroit Agim Ramadani, thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, duke i dhënë luftës çlirimtare një frymë e një jehonë tjetër që do të frymëzonte zemrat e çdo shqiptari të etur për liri.

Beteja e Koshares, në historinë e luftës sonë, shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së, si paralajmërim për fitoren përfundimtare që do të vinte dy muaj më vonë.

Lavdi dëshmorëve të Koshares! Respekt dhe mirënjohje e përheshme veteranëve!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.