Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

25-vjetori i masakrës në Pastasellë të Rahovecit dhe Burim të Malishevës, Osmani: Do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën

Gazeta10
31 March 2024 - 14:26

E para e shtetit, në 25 vjetorin e masakrës së Pastasellës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës ka thënë se forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë 106 banorë në fshatin Pastasellë.

Tutje ajo tha se regjimi kriminal e vazhdoi barabarinë e tij edhe në Burim të Malishevës ku vranë e masakruan 42 civil.

Presidentja Osmani tha se me vendosmëri e përkushtim do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera kundër popullit tonë.

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastasellë të Rahovecit, vranë dhe masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë, barbarinë e tij, regjimi kriminal e vazhdoi në Burim të Malishevës, ku u vranë dhe u masakruan 42 civil. Përkundrazi, me vendosmëri dhe përkushtim do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera kundër popullit tonë”, tha Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.