Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

26 komuna thonë se u dëmtuan 35 milionë euro, por kundër dalin 4 komunat e VV-së

Gazeta10
23 August 2022 - 22:08

Raporti: Fjolla Xheladini

Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë do të përballen me gjyqin, pasi që 26 komuna të Kosovës kanë ushtruar padi ndaj këtyre dy dikastereve. Ato thonë se janë dëmtuar 35 milionë euro nga kontratat kolektive. Por, palë në këtë padi nuk janë bërë edhe katër komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Kanal10.

26 komuna të Kosovës po pretendojnë se kanë pësuar dëm prej mbi 35 milionë eurosh nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë. 

Për këtë arsye, këto komuna, përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës kanë ushtruar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndaj këtyre dy dikastereve qeveritare.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka thënë se padia ka të bëjë me kontratat kolektive, pasi sipas tij, ato kanë bllokuar investimet kapitale të komunave.

Kjo padi është ushtruar prej komunave që udhëhiqen nga kryetarët e partive që në nivel qendror janë në opozitë.

Prandaj, atyre nuk u janë bashkuar katër komunat që drejtohen nga kryetarët që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, ajo e Gjilanit, Podujevës, Kamenicës e Shtimes.

Në një konferencë për imediatë përbashkët, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se AKK-ja është bërë vegël politike.

Gjithashtu, Bulliqi u është përgjigjur kritikave të ish-kryeministrit Avdullah Hoti se vetëm komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje po përfitojnë projekte nga Qeveria e Kosovës.

Përveç kësaj, kohëve të fundit, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka adresuar kritika e akuza të shumta ndaj nivelit qendror, si për ndarjen e mjeteve, ashtu edhe për disa raste që ky institucion i ka cilësuar si ndërhyrje në kompetencat e nivelit lokal. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.