Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

27-vjeçari aksidentohet për vdekje gjatë ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok

Gazeta10
01 September 2026 - 14:53

Një 27-vjeçar ka humbur jetën të martën në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në një kantier ndërtimi në Zubin Potok.

Shefi i Operacioneve të Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Erduan Baliçi, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, në vendin ku po ndërtohet stacioni i policisë në Zubin Potok.

Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, viktima ka ndërruar jetë rreth orës 11:00.

“Rreth orës 10:00 në Zubin Potok, gjatë punimeve, një aksident ka rënë një punëtor duke punuar në tokë dhe bashkëpunëtorët e kanë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok dhe pastaj e kanë dërguar me ambulancë në spitalin e Mitrovicës. Ai ka qenë duke punuar në atë punishte, gjegjësisht ku është duke u ndërtuar një stacion policor në Zubin Potok”, tha Baliçi.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia i ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe mënyrën se si ka ndodhur aksidenti.

Me rastin e sotëm në Zubin Potok, numri i personave që kanë humbur jetën në vendet e punës në Kosovë gjatë vitit 2026 ka arritur në 16.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.