
SBASHK, ka njoftuar se kanë pritur në takim ministrin e Arsimit dhe Shkencës në detyrë, Hajrulla Çekun.
Në takim, Çeku ka uruar fillim dhe vit të mbarë, të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe stafit arsimor nëpër shkollat e nivelit parauniversitar të arsimit në Kosovë.
“Për ne është nder që na vizitoni, urime edhe juve ky vit me dëshirën më të mirë që të jetë vit i mbarë dhe të shënojmë suksese, ju premtojmë se këtu në zyrën tonë do ta keni mbështetjen e plotë edhe për planin strategjik për arsimin, sepse është një detyrë e gjithë neve që të kemi një arsim më të mirë nesër dhe do ta keni përkrahjen tonë edhe në angazhime tjera. Ju dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese e arritje dhe jemi të sigurt që duke vazhduar kështu me komunikim, do të vijë radha që do t’i shtrojmë edhe kërkesat tjera të anëtarësisë me dëshirën më të mirë që ato që janë të mundshme do të zgjidhen dhe do t’i zgjidhim bashkërisht”, tha Jasharaj.
Komunikata:
Ministri Çeku e vizitoi SBASHK-un dhe i uroi fillimin e vitit të ri shkollor
Me rastin e 1 shtatorit, fillimin e vitit të ri shkollor, kryetari i SBASHK-ut, z. Rrahman Jasharaj me nënkryetaren, znj. Vjollca Shala dhe sekretarin e Përgjithshëm, z. Ymer Ymeri, pritën në takim urues ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrin, Përparim Kryeziu.
Ministri Çeku i uroi fillim dhe vit të mbarë përmes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe stafit arsimor nëpër shkollat e nivelit parauniversitar të arsimit në Kosovë.
Ai tha se është i lumtur që po e viziton SBASHK-un për herë të parë në këtë zyrë, duke i uruar për fillimin e vitit të ri shkollor. “Urime dhe na shkoftë mbarë. Në këtë fillimvit të ri shkollor ekziston një pritje te mësimdhënësit, dhe jemi të vetëdijshëm për këtë qështje, prandaj edhe unë edhe zëvendësministri por edhe krejt qeveria jemi të përgatitur për një angazhim të përbashkët.
Ky fillimvit na ka gjetë me qështjen e teksteve ku jemi mundu me konsolidu sistemin, sepse aty ka pas problematika viteve të fundit. Po besoj që me negociimin e çmimeve gjithmonë duke u mundu me ruajt buxhetin, me katalogun që e kemi publiku por edhe me një reagim pozitiv të shtëpive botuese, është adresu në masën më të madhe kisha me thënë qështja e furnizimit. Tash kemi ende ankesa me prindër që ende nuk i kanë pranuar mjetet në llogaritë e tyre por kjo lidhet me verifikimin, sepse çdo prind që aplikon në sistem duhet me u siguru që i ka të dhënat e sakta”, ka thënë ndër të tjera ministri.
Kurse kryetari i SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj, shprehu mirënjohje dhe falënderimin e tij për vizitën e ministrit Çeku në zyrat e SBASHK-ut me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, duke i uruar po ashtu të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe personelin tjetër të sistemit të arsimit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor.
“Për ne është nder që na vizitoni, urime edhe juve ky vit me dëshirën më të mirë që të jetë vit i mbarë dhe të shënojmë suksese, ju premtojmë se këtu në zyrën tonë do ta keni mbështetjen e plotë edhe për planin strategjik për arsimin, sepse është një detyrë e gjithë neve që të kemi një arsim më të mirë nesër dhe do ta keni përkrahjen tonë edhe në angazhime tjera. Ju dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese e arritje dhe jemi të sigurt që duke vazhduar kështu me komunikim, do të vijë radha që do t’i shtrojmë edhe kërkesat tjera të anëtarësisë me dëshirën më të mirë që ato që janë të mundshme do të zgjidhen dhe do t’i zgjidhim bashkërisht”, tha Jasharaj.
Kryetari i SBASHK-ut, z. Rrahman Jasharaj dhe ministri i Arsimit, z. Hajrulla Çeku, u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit dhe komunikimit në të mirë të zhvillimit të cilësisë në arsim si dhe kushteve për mësimdhënës.