Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Banorët e Kliçinës së Pejës dalin në protestë, kanë dy kërkesa për Ministrinë

Gazeta10
01 September 2026 - 13:24

Banorët e fshatit Kliçinë të Pejës i janë drejtuar me peticion Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit lidhur me projektin e segmentit rrugor Dollc–Zahaq.

Sipas kërkesës banorët kërkojnë që në kuadër të projektit të përfshihet ndërtimi i një rrethrrotullimi në hyrje të fshatit Kliçinë, si dhe ndërtimi i një mbikalimi për këmbësorë me mbulesë, veçanërisht për sigurinë e rreth 400 nxënësve që ndjekin mësimin në shkollën e fshatit.

Banorët thonë se po të njëjtën kërkesë ia kanë adresuar edhe kompanisë mbikëqyrëse të projektit, Instituti Konsulencës Ndërtimit SH.P.K., më 20 korrik 2026, por pretendojnë se nuk kanë marrë përgjigje.

Për këtë arsye, ata i kërkojnë ministrisë që ministri në detyrë i Infrastrukturës të vizitojë fshatin Kliçinë, të takohet me banorët dhe të japë një afat të qartë për realizimin e kërkesave.

Banorët paralajmërojnë se, nëse kërkesat vazhdojnë të injorohen dhe nuk ndërmerren veprime konkrete brenda një afati të arsyeshëm, do të ndërmarrin forma të tjera të reagimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.