
Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj ka deklaruar se të gjithë deputetët e LDK-së do të votojnë pro Bekim Sejdiut për President.
Ai komentet i bëri para mbledhjes së Kryesisë, ku LDK sot do të shqyrtojë kandidaturën e Sejdiut.
“Jam i bindur se të gjithë deputetët e LDK-së do të votojnë pro kandidaturës së Bekim Sejdiut për President”, tha Manaj, derisa ka shtuar se asnjë deputet përfshi edhe Avdullah Hotin nuk do të del në kundërshtim me Kryesinë e LDK-së”.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10