Lajme

30 rusë të tjerë në listën e zezë të BE-së, në mesin e tyre edhe politologu Dugin

Gazeta10
06 Tetor 2022 - 22:49

Bashkimi Evropian zgjeron sanksionet kundër Moskës në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës për 30 persona të tjerë, në një total prej 1236. Midis tyre është edhe filozofi ultranacionalist rus dhe shkencëtari politik Aleksandër Dugin.

I konsideruar si një nga frymëzuesit kryesorë të politikës së Vladimir Putin, Dugin është babai i Darya Dugina, e vrarë në një sulm në Moskë në gusht.

BE-ja ka vendosur ta përfshijë atë në listën e të sanksionuarve me akuzën se “ka justifikuar ideologjikisht dhe teologjikisht aneksimin e Krimesë dhe luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës, duke e parë atë si një “çlirim” të Ukrainës nga “ndikimi perëndimor”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.