
Një ngasës është gjobitur me 300 euro dhe i është ndaluar ngasja e automjeteve në afat prej tre muajve për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në fshatin Koretin të Kamenicës.
Policia në Kamenicë ka njoftuar se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar ishte 50 kilometra në orë, ngasësi ka drejtuar veturën me shpejtësi 114 kilometra në orë.
Përveç gjobës dhe ndalimit të ngasjes, ai ka marrë tre pikë negative për këtë tejkalim të shpejtësisë.
