
Mbrojtësi austriak, David Alaba nuk po arrin të bëhet rehat me lëndime.
Alaba, ka pësuar një tjetër lëndim në muskuj, pak kohë pasi bëri rikthimin e tij.
Ky lëndim është një goditje e madhe për Real Madridin, posaçërisht para ndeshjeve të rëndësishme dhe vendimtare të sezonit, të cilat do t’i zhvillojnë “Los Blancos”.
Pra, gjithçka do të varet nga përparimi i gjendjes së lojtarit, por që mediat spanjolle raportojnë se Alaba mund të mungojë 2-3 javë, mos më shumë.
Trajneri Carlo Ancelotti e kishte shprehur gëzimin e tij që do ta kishte në dispozicion qendërmbrojtësin stabil pas një kohe të gjatë, pasi ai po kthehej nga një lëndim që e la gjatë jashtë fushës, por që tash vjen një tjetër goditje për Alaban dhe për Real Madridin.