Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

31 vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, Haxhiu: Një nga krimet më të rënda

Gazeta10
10 July 2026 - 22:29

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.

Përmes një postimi në Facebook ajo tha se sot u nderua kujtimi i 8372 burrave dhe djemve boshnjakë të vrarë në një nga krimet më të rënda të kryera në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

“Srebrenica mbetet një kujtesë e dhimbshme se dështimi për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe për të vepruar në kohë ka pasoja tragjike. Kujtesa për viktimat dhe e vërteta për krimin janë detyrim moral që nuk zbehet me kalimin e kohës”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.