Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

35 persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së një tempulli në Indi

Gazeta10
31 March 2023 - 9:11

35 persona të vdekur si pasojw e rënies në një pus teksa po luteshin në tempullin e shtetit indian Madhya Pradesh.

14 të tjerë janë shpëtuar ndërsa një tjetër është ende i zhdukur. Policia tha se viktimat ishin duke qëndruar në një pllakë betoni mbi pus, kur ajo u shemb.

Incidenti ndodhi të enjten gjatë një ceremonie lutjeje në tempullin Beleshwar Mahadev Jhulelal me rastin e festivalit hindu të Ram Navami.

Një turmë e madhe besimtarësh po qëndronin në pllakën e betonit që mbulonte pusin, e cila u shemb nën peshën e tyre.

Mediat lokale raportuan se tempulli u ndërtua pasi pusi ishte mbuluar rreth katër dekada më parë. 18 persona u dërguan në spital pasi u shpëtuan.

Një operacion kërkim shpëtimi është ende duke u zhvilluar për gjetjen e personit të zhdukur.

Një ekip prej 75 personash, përfshirë ata nga forcat shtetërore dhe kombëtare të reagimit ndaj fatkeqësive janë të angazhuar në përpjekjet e shpëtimit. Kryeministri Shivraj Singh Chouhan ka njoftuar një kompensim prej 500,000 rupi (6000 dollarë) për të afërmit e viktimave./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.