Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

38-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali, në makinë i gjejnë një çantë me para

Gazeta10
19 October 2023 - 22:45

Një 38 vjeçari shqiptar Saimir Gjoka, ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në autostradën në afërsi të Modenas në Itali rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në rrethana  të paqarta.

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë 2 makina, ndërsa 38-vjeçari ka vdekur  në vendin e ngjarjes. Për nxjerrjen e tij nga mjeti u desh ndërhyrja e zjarrfikëses.

Në makinën e shqiptarit autoritetet italiane gjetën një çantë të mbushur me para dhe një substancë të dyshimtë.

Po ashtu në makinë me 38 vjeçarin ndodhej edhe një pasagjer që dyshohet se u arratis në fushat pranë pas aksidentit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe janë vënë në kërkim të pasagjerit të arratisur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.