Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

4 të lënduar nga aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Gazeta10
11 October 2022 - 14:24

Katër persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të martën rreth orës 12:40, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, raporton Gazeta10.

Lajmin për Gazeta10 e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo bëri të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.