
Është përuruar objekti i ri dhe renovimi i shkollës 70 vite të vjetër “Hajrullah Shala” në Vushtrri. Një donacion rreth 40 mijë eurove u dhanë nga donatorët holandez me prejardhje turke “Boz Porus”. 200 nxënësit e stafi i shkollës janë shprehur të lumtur që tashmë mësimin do ta zhvillojnë në hapësirë më të madhe e me kushte më të mira.
Raporti: Saranda Aliu, Kamera: Rexhep Gashi.
Vështirë se mund ta kuptosh se kjo shkollë është 70 vite e vjetër.
Nga renovimi që turqit ia bënë, shkolla fillore “Hajrullah Shala” në Akrashticë të Vushtrrisë, mori pamje tjetër, madje oborrit ia shtuan edhe një objekt të ri.
Për prerjen e shiritit, përveç stafit të shkollës dhe të ftuarve tjerë, aty u mblodh edhe i gjithë fshati.
Nga drejtoria e shkollës kanë thënë se nga hapësira që tashmë kanë, nuk do të detyrohen t’i mbajnë dy ndërrime, siç kanë bërë për shumë vite.
Për shkak të mungesës së hapësirës e kushteve elementare, sipas mësueses Zahide Hamiti Krasniqi, mësimi ishte pothuajse i pamundur.
Përveç objektit, një nxënëse u gëzua edhe për dhuratat.
Sipas donatorëve, gëzimi i fëmijëve është bërë qëllimi i jetës së tyre, derisa kanë treguar për zhvillimin e punës.
Shkolla fillore “Hajrullah Shala” ka 200 nxënës./Gazeta10