Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​40 viktima pas shpërthimit në një minierë në Turqi

Gazeta10
16 October 2022 - 16:11

Ka arritur në 40 numri i minatorëve që humbën jetën nga shpërthimi në një minierë qymyri në provincën veriore, Bartin, njoftoi ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu.

Soylu tha se 11 punëtorë të plagosur janë nën trajtim në spitale, raporton ATSH.

Duke vënë në dukje se 58 nga 110 minatorët janë shpëtuar, ai tha se ka paqartësi për një nga minatorët duke shtuar se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar.

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez tha se zjarri që shpërtheu në një galeri pas shpërthimit të minierës është kryesisht nën kontroll.

”Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan po monitoron nga afër situatën”, shkroi presidenca turke në Twitter.

Ai anuloi një udhëtim të planifikuar në provincën lindore të Diyarbakirit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.