Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

42-vjeçarja tentoi vetëvrasjen duke konsumuar detergjent – përfundoi për trajtim në QKUK

Gazeta10
21 August 2024 - 10:59

Tentim vetëvrasjet e kosovarëve janë bërë alarmante, e kjo dukuri sidomos pas luftës ka ardhur në shprehje mjaft shumë, ku jemi dëshmitar të shumë rasteve sesi ata kanë arritur deri në pikën kritike duke e privuar edhe vetën nga jeta.

Por shumë ekspertë të kësaj fushe vetëvrasjen e ndërlidhin me shumë faktorë sikur janë ato sociale, problemet familjare, përdorimi i substancave narkotike e deri të marrja me punë të pista sikur janë edhe fajdet.

E një rast i tentim vetëvrasjes ka ndodhur të martën në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Sinjali ka mësuar se një grua e moshës 42-vjeçare ka konsumuar detergjent dhe për pasojë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Burri i saj e ka dërguar në QKUK për trajtim dhe thuhet se gjendjen momentale e ka stabile.

Policia lidhur me rastin ka nisë hetimet dhe është iniciuar rasti me urdhër të prokurorit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.