
Analisti Xhavit Drenori ka deklaruar në “Politiko” se ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tashmë pjesë e LDK-së ka ndryshuar profilin e saj politik që nga periudha e bashkëpunimit me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas Drenorit, Osmani ka pasur një ngritje të profilit politik gjatë kohës kur ishte në një linjë të afërt me Kurtin, por ai vlerëson se në paraqitjet e saj publike ka pasur momente që, sipas tij, e dëmtojnë imazhin e saj.
“Znj. Osmani e ka ngrit profilin e saj duke qenë në drejtim me Albin Kurtin mjaft lart, por me gjasë sa herë del në publik ka me humb rrugën,” ka deklaruar ai.
Drenori ka përmendur edhe një intervistë të mëhershme të Osmanit, duke iu referuar një deklarate të saj lidhur me një ofertë politike në të kaluarën, të cilën ai e interpreton si të diskutueshme në kontekstin e qëndrimeve të saj të mëvonshme.
“Së pari humbi me intervistën e famshme ku tha haptas ‘ja ofrova 28 tin se ma kërkun’, dmth me idenë që bëhesh presidente. Pra deri në atë fazë Albin Kurti as nuk u kanë antiamerikan, as i keq, krejt në rregull”.