Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

’53 milionëshi’ i autostradës ‘Arben Xhafer’, historiku i nënshkrimit të kontratës me ‘Bechtel&Enka

Gazeta10
31 January 2024 - 19:47

Kjo autostradë që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut, u vlerësua si njëra ndër më të mirat në rajon.

Por, autostrada “Arbën Xhaferi”, përveç në aspektin e punës që kryen në infrastrukturë, do të mbahet mend gjatë edhe për një arsye tjetër.

Punimet për të patën filluar në vitin 2014, kur ministër ishte FehmiMujota, derisa vazhduan edhe në kohën e LutfiZharkut.

Mirëpo, edhe pse ishte planifikuar që të inaugurohej në vitin 2018, ajo u hap për qarkullim tek në maj të 2019-ës, kur ministër i Infrastrukturës ishte PalLekaj, raporton Kanal10.

Si kontaktuese për kryerjen e punimeve, ishte kompania amerikano-turke, “Bechtel&Enka”.

Për 65.5 kilometra, nga Prishtina në Han të Elezit, kjo autostradë planifikohej të kushtonte 600 milionë euro, por se çmimi i saj më pas u rrit në 700 milionë, pas ngritjes së TVSH-së nga 16 në 18%.

Por, ky nuk ishte problemi i vetëm.

Zvarritja e pagesave nga Qeveria e Kosovës, kur kishte ministër të Infrastrukturës LutfiZharkun, do e rriste edhe koston e punimeve për 53 milionë euro.

Në kohën kur u bë PalLekaj ministër, kompania “Bechtel – Enka” kërkoi nga Ministria e Infrastrukturës kompensim për vonesat në kryerjen e pagesave.

Për këto vonesa, Ministria, sipas aktakuzës së Prokurorisë, ia dha kësaj kompanie, 53 milionë euro, pasi nëse nuk do të kryhej një obligim i tillë, atëherë, Bechtel&Enka do ta dërgonte çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. /Gazeta10/

Videon e plotë e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.