
Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Sylejman Berisha ka marrë pjesë në një tubim në Tërpezë.
Në këtë tubim morën pjesë shumë qytetarë të cilët e përkrahën deputetin Berisha dhe PDK-në, raporton Gazeta10.
Berisha i falenderoi për përkrahjen, duke thënë se ai do punojë me përkushtim dhe nderë duke qenë gjithmonë zëri i tyre.
“Besimi juaj është forca jonë për progres. Së bashku do t’i japim zë shpresës dhe të ardhmes më të mirë për të gjithë ne dhe familjet tona. Faleminderit, Tërpezë, për këtë natë plot pozitivitet dhe mbështetje të palëkundur!”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10