
Raporti: Blend Aliu / Kanal10
Në çarshinë e vjetër të Gjakovës tash e 43 vite Imer Neziri përkujdeset që tik takët e këtyre orave të mos pushojnë asnjëherë.
Këtij zanati të trashëguar nga familjarët 68 vjeçari ia dedikoi pothuajse tërë jetën e tij.
Neziri mes emocionesh tregon për kohën e fëmijërisë kur filloi të mësoj këtë zanat, i cili më pas do të bëhej profesioni tij për shumë dekada.
Me avancimin e teknologjisë orave tradicionale dalëngadal po i ulej vlera, e për këtë zejtarit nga Gjakova i vije shumë keq.
Tutje ai shton se interesimi nga të rinjt për të trashëguar këtë lloj zanati sipas tij është krejt minimal.
Neziri ka edhe një shqetësim të vetëm i cili e mundon shumë, ai ka frikë se për pak vite zanati i tij do të shuhet krejtësisht.
Përkundër faktit që ky zanat është në shuarje ai ndihet i lumtur që ka lënë gjurmë në profesionin për të cilin dha shumë nga vetja.