Gazeta10

“81 mjekë e braktisën vendin” – Hyseni: Kosova po importon mallra e po eksporton njerëz

81 mantelbardhë e kanë braktisur Kosovën dhe kanë shkuar për të punuar në Gjermani vetëm gjatë katër muajve të këtij viti, sipas Zgjim Hysenit të PSD-së.

Për këtë Hyseni ka ngre shqetësim se vetëm përgatitja e tyre i ka kushtuar buxhetit të shtetit me kosto të lartë, dhe të njëjtit tani po i merr Gjermania, transmeton Gazeta10.  

“Sipas Odës së Mjekëve vetëm për katër muaj janë 81 mjekë që e kanë lëshu Kosovën. Ata mjekë me kosto të buxhetit publik, po shkojnë të gatshëm me punu për sistemin gjerman. Në Gjermani një mjekë me përgatitë minimumi kushton 200 mijë euro. Kjo i bjen që ne jemi tu jep donacion për shëndetësinë gjermane.”, deklaroi Hyseni në Prime Time.

Sipas tij, braktisja e Kosovës nga mjekët dhe eksportet e mallrave kanë një marrëdhënie ekonomike.

Ai tha se Kosova është duke importuar mallra e duke eksportuar njerëz.

“Përmes procesit të privatizimit ekonomia e Kosovës është e shkatërruar, krejt çka kemi na është me importu mallëra e me eksportu njerëz. Ky është zhvillim i pabarabartë.”, tha Hyseni tutje në Prime Time./Gazeta10

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij