Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

8868 burgera falas nga Four Points by Sheraton më 4 korrik

Gazeta10
27 June 2023 - 13:20

Rrjeti i hoteleve amerikane Four Points by Sheraton, me rastin e tre vjetorit të hapjes në Kosovë, po e feston këtë arritje pikërisht në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, më 4 korrik përmes një aktiviteti shumë të veçantë.

Si shenjë falënderimi ndaj Amerikës, janë përllogaritur ditët nga data 24 mars 1999 deri më 4 korrik 2023, që i bien 8868 ditë. E pikërisht 8868 burgera falas do të jepen në Çarshi në Marigona Residence me rastin e kësaj feste.

Bëhuni gati për një festë të paharrueshme me shumë aktivitete gjatë tërë ditës si ushqim, muzikë, performanca e shumëçka tjetër, të gjithat me ngjyra amerikane.

Një event i tillë do të mbetet gjatë në memorjet e gjithsecilit me atmosferën që do të krijohet nga shija amerikane e festës së pavarësisë.

Me 4 korrik, ju presim të gjithëve në Çarshi, të festojmë këtë ditë të veçantë për të gjithë ne!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.