Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Specializantët e QKUK-së protestojnë për mospagimin e kujdestarisë

Gazeta10
13 March 2023 - 10:46

Ka filluar protesta e Këshillit të Specializantëve të QKUK-së, pranë Administratës Qendrore të QKUK-së.

Specializantët  po protestojnë për shkak të mos pagesës se kujdestarisë, raporton Gazeta10.

Ata kanë thënë se nuk do të ndalen dhe se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Specializanti, Arjanit Zajmi, tha se ata po protestojnë kundër vendimit të ShSKUK-së, që sipas tij, i detyron të punojnë në kundërshtim me ligjin e punës dhe pa pagesë.

“Kemi vendosur të protestojmë kundër vendimit të ShSKUK-së, i cili është marrë me 1 mars të vitit 2023, i cili na detyron neve të punojmë në kundërshtim me ligjin e punës dhe ky vendim neve na detyron të punojmë pa pagesë”, tha Zajmi.

Në mëngjesin e sotëm, në QKUK protestë mbajtën edhe administrata dhe shërbimet teknike për shkak të uljes së pagave me Ligjin e Pagave.

Ata zbrazen zyrat dhe mbushen korridoret si shenjë proteste ndaj uljes së pagave./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.