
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, përmes një cicërime në twitter ka njoftuar se ka biseduar në telefon me emisarin evropian, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta10.
Dendias ka thënë se me emisarin e BE-së kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe se e informoi për vizitën e djeshme në Kosovë.
“Kam zhvilluar një bisedë telefonike sot me Lajçak dhe e informova për vizitën time të fundit në Prishtinë. Diskutim në kohë për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë.”, ka shkruar ai.
Kreydiplomati grek dje qëndroi në një vizitë zyrtare në Kosovë dhe u takua me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe homologen e tij, Donika Gërvalla.
Temë diskutimi mes ministrit grek dhe përfaqësueseve të Kosovës ishte dialogu dhe plani evropian./Gazeta10