
Sipas raportimeve angleze, Raphinha po tërheq vëmendje nga Chelsea dhe Neëcastle United pas performancave të mira këtë sezon me Barcelonën.
Braziliani ishte më herët pjesë e futbollit anglez, deri në verën e vitit të kaluar, kur u transferua në “Camp Nou” për shumën e 50 milionë funtave nga skuadra e Leeds United.
Raphinha po e shfrytëzon më së miri rastin e lëndimit të Ousmane Dembele, duke shënuar 9 gola e dhuruar 9 asiste në 36 ndeshje në sezonin aktual.
Këto statistika kanë bërë që interesim për 26-vjeçarin të shprehin Chelsea e Neëcastle United.
Barcelona mbetet nën presion që të sigurojnë fonde për transferime në afatin kalimtar të verës, me Barcelonën që po synon të shesë disa lojtarë gjatë verës.
Deri më tani, siç është bërë e ditur, preferenca e Barcelonës është që të mos e shes brazilianin, mirëpo kjo mund të ndryshojë nëse pranojnë ndonjë ofertë të mirë për të.