Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ndeshja Vëllaznimi – Prishtina do të përsëritet

Gazeta10
13 March 2023 - 15:04

Ndeshja ndëmjet Vëllaznimit dhe Prishtina, e vlefshme për xhiron e 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të përsëritet.

Kështu ka vendosur Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës pas rishqyrtimit të ankesës me propozimin e Komisionit Arbitrat të FBK-së, pasi Vëllaznimi ishte ankuar në shkallën e dytë.

Në ndeshjen e luajtur dy javë më parë mes këtyre dy skuadrave në palestrën “Shani Nushi”, Prishtina kishte triumfuar me rezultat të thellë 51-86.

Por pas ndeshjes skuadra gjakovare kishte bërë ankesë në FBK me pretendimin se një ekip ka të drejtë ta regjistrojë vetëm një lojtarë të natyralizuar, por në atë ballafaqim ekipi nga kryeqyteti është paraqitur me dy lojtarë të tillë.

Fillimisht ankesa e Vëllaznimit ishte refuzuar nga Komisioni i Garave, por kjo ankesë ishte vënë në rishqyrtim dhe tanimë është marrë vendimi që kjo ndeshje të përsëritet.

Federata e Basketbollit të Kosovës ende nuk e ka caktuar datën se kur do të riluhet kjo ndeshje.

Prishtina gjendet në pozitën e parë në tabelë në elitën e basketbollit kosovar, ndërsa Vëllaznimi gjendet në pozitën e gjashtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.