Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Borrell këtë javë viziton Tiranën dhe Shkupin

Gazeta10
14 March 2023 - 9:54

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrel, këtë javë do të vizitoj Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut, raporton Gazeta10.

Fillimisht ai do të ketë takim me krerët e qeverive të këtyre dy shteve, në kuadër të Këshillit të Stabilizimi Asocimit.

Burimet në BE thonë se vizita në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut ishin të planifikuara më herët, kishte lindur ideja që pasi Borrell do të vizitojë rajonin, në Ohër të Maqedonis së Veriut të zhvillohet takimi i radhës Kosovë dhe Serbi.

Borrel në Shqipëri do të qëndrojë më 15 dhe 16 mars , ndërsa në Maqedoni e Veriut më 16 dhe 17 mars.

Më 18 mars ai do të organizojë rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër.

Gjatë këtyre vizitave, Borrell do të jetë i shoqëruar edhe nga komisionari i Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Ata në Tiranë do të takohen me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si dhe një takim me përfaqësuesit e të rinjve ndërsa do të marrin pjesë edhe në inaugurimin e Kullës së Venecias në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga fondet e BE-së.

Ndërsa në Shkup, Borrell do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë ,Dimitar Kovaçevski si dhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe një numër ministrash të këtij vendi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.